Kuqezinjtë përfundojnë përgatitjet, gati për duelin me San Marino-n
BKT
Sport

Kuqezinjtë përfundojnë përgatitjet, gati për duelin me San Marino-n

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve ndaj San Marinos.

Kuqezinjtë do të përballen me San Marinon të martën në mbrëmje, nga ora 20:45, në stadiumin “San Marino”.

Përfaqësuesja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme stërvitjen e fundit në “Shtëpinë e Futbollit”, nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Seanca u përqendrua kryesisht në aspektet taktike dhe përgatitjen fizike për sfidën e radhës.

Sipas FSHF-së, grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka shqetësime të reja fizike.

Mungesa e vetme vazhdon të jetë Klisman Cake, i cili po rikuperohet nga lëndimi. Gjendja e mbrojtësit është në përmirësim dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Finlandës.

Ndërkohë, me ekipin A nuk do të udhëtojë portieri Simon Simoni. Ai do t’i bashkohet Kombëtares U-21, e cila ka nisur grumbullimin në Tiranë dhe po përgatitet për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës U-21.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë pasditen e sotme drejt San Marinos.

Para ndeshjes, në orën 19:00, trajneri Rolando Maran dhe një prej futbollistëve të Kombëtares do të dalin në konferencën zyrtare për shtyp, ku pritet të flasin për përballjen e nesërme.