Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
BKT
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

G.K/RTKlive

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

“Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, ka konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye, Inspektorati ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftim. 


MË SHUME NGA Lajme