15:25 / 30.09.2026
Hapet thirrja për akreditim medial për ‘Akordet e Kosovës’
M.P. / RTKlive
Radiotelevizioni i Kosovës ka hapur akreditimin për përfaqësuesit e mediave që dëshirojnë ta përcjellin nga afër edicionin e katërt të festivalit “Akordet e Kosovës”.
Gazetarët, fotoreporterët, kameramanët dhe ekipet mediatike janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje muzikore dhe të raportojnë për netët e festivalit, artistët, performancat dhe momentet më të veçanta.
Afati i fundit për akreditim është 10 tetori.
Sivjet “Akordet e Kosovës” organizohet në datat 30, 31 tetor dhe 1 nëntor në Sallën “1 tetori” në Prishtinë, teksa nata e fundit do të jetë mbrëmje dedikuar garës së fëmijëve.























