Organizohet turneu i boksit `Shqiptarët në Boks janë Histori, Zizi Olimpik`
UK/RTKLive.com
Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Shqiptarët në Boks janë Histori, Zizi Olimpik”, do të organizohet si kushtim legjendës së boksit kosovar dhe sportistit të shekullit, Aziz Salihu, ka njoftuar Federata e Boksit e Kosovës.
Kjo në kuadër të aktiviteteve të sportive të FBOXK sipas kalendarit për vitin 2026.
"Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) vazhdon aktivitetet e saj sportive sipas kalendarit për vitin 2026. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “Prishtina” nga Prishtina do të organizojë Turneun Ndërkombëtar të Boksit Shqiptarët në Boks janë Histori , Zizi Olimpik", i cili i kushtohet legjendës së boksit kosovar dhe sportistit të shekullit, Aziz Salihu. Turneu do të zhvillohet më 3 tetor 2026, në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00. Peshimi i boksierëve: Ora 11:00–12:00 Palestra e Klubit të Boksit “Prishtina”", ka shkruar FBOXK. "Në këtë turne, përveç boksierëve nga klubet e Kosovës, do të marrin pjesë edhe boksierë nga rajoni, duke i dhënë aktivitetit karakter ndërkombëtar dhe duke krijuar një mundësi të mirë për përballje sportive dhe promovimin e boksit".























