Bashkimi politik i shqiptarëve në Luginë |Video
Alban Selimi / RTK
Një ditë pas marrëveshjes për krijimin e Koalicionit Shqiptar në Luginën e Preshevës, kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar bashkimin e tetë subjekteve politike si hap të rëndësishëm. Përfaqësuesit politikë thonë se synimi kryesor është forcimi i zërit të shqiptarëve në institucionet e Serbisë dhe përfaqësimi me një listë të përbashkët në Parlament. Kurti ka kërkuar gjithashtu që shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të kenë përfaqësim të garantuar në Parlamentin e Serbisë.
Një ditë pas marrëveshjes për krijimin e Koalicionit Shqiptar në Luginën e Preshevës, kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar bashkimin politik të shqiptarëve si një hap shumë të rëndësishëm.
Këshilltari i kryeministrit për Luginën, Ragmi Mustafi, shpjegon rëndësinë që përmes këtij bashkimi, zëri i shqiptarëve të jetë më i fuqishëm në institucionet e Serbisë.
Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, që aktualisht përfaqëson shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, vlerëson rëndësinë e garimit me një listë të vetme.
Marrëveshja bashkon tetë subjekte politike nga Lugina, pas një periudhe me ndarje dhe gara në lista të ndryshme.Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, thotë se bashkimi duhet të shërbejë mbi të gjitha për interesat e qytetarëve shqiptarë.
Edhe kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, pjesëmarrës në marrëveshjen e përbashkët, e konsideron këtë një moment që kërkon përgjegjësi të përbashkët të subjekteve politike.
Kryeministri Albin Kurti, po ashtu ka kërkuar që në parim të njëjtë me ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kosovë, edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të kenë përfaqësim të garantuar në Parlamentin e Serbisë.























