U mbajt protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë
BKT
Foto: Alban Selimi/RTK
Lajme

U mbajt protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë

Alban Selimi/RTK

(E përditësuar) Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur protesta e 15-të e iniciativës “Jo në emrin tim”.

Protesta u mbajt në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë protestës pati fjalime dhe aktivitete të ndryshme.

Protestat janë zhvilluar në ditët e fundit në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, me pjesëmarrësit që kanë kundërshtuar aktgjykimin dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ndërkohë, nesër në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, platforma qytetare “Liria ka Emër” do të mbajë protestë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përfaqësuesit e platformës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.


MË SHUME NGA Lajme