Kosova del me një pikë nga ndeshja me Izraelin
UK/RTKLive.com
(E plotësuar, 22:43) - Kosova ka barazuar pa gola me Izraelin në ndeshjen e zhvilluar të enjten në Debrecen, në kuadër të Ligës së Kombeve.
"Dardanët" kanë zhvilluar një ndeshje më të mirë dhe kanë pasur më shumë raste për shënim, por në fund nuk kanë arritur ta gjejnë rrjetën.
Në pjesën e parë, të dyja skuadrat kanë krijuar nga një mundësi të rrezikshme.
Në minutën e tridhjetë e dytë, Izraeli ka rrezikuar përmes Nikita Stoinov. Mbrojtësi izraelit ka pasuar në drejtim të Tai Baribos, por portieri i Kosovës, Amir Saipi, ka reaguar me kohë dhe e ka ndërprerë aksionin.
Katër minuta më vonë, Kosova ka pasur rastin më të mirë të pjesës së parë. Lumbardh Dellova ka marrë hapësirë në hyrje të zonës dhe ka goditur fuqishëm drejt pjesës së sipërme të portës, por portieri Assaf Tzur ka reaguar mirë dhe e ka ndalur goditjen me të dyja duart.
Në pjesën e dytë, Kosova ka kërkuar më shumë golin dhe ka krijuar disa mundësi të mira.
Në minutën e pesëdhjetë e tretë, Muharrem Jashari ka goditur nga distanca, por Tzur ka intervenuar mirë dhe e ka ndalur topin.
Izraeli ka rrezikuar tri minuta më vonë. Dor Peretz ka pranuar një krosim brenda zonës dhe ka goditur drejt portës, por Amir Saipi ka bërë një pritje të shkëlqyer dhe e ka shpëtuar Kosovën.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka bërë disa ndryshime nga minuta e gjashtëdhjetë, duke futur në lojë Dion Gallapenin, Veldin Hodzën dhe Leon Avdullahun, ndërsa më vonë në fushë ka hyrë edhe Milot Rashica.
Në minutën e shtatëdhjetë e pestë, Rashica ka dhënë një pasim të shkëlqyer për Valmir Matoshin, por goditja e këtij të fundit brenda zonës ka përfunduar fare pranë shtyllës së djathtë.
Dy minuta më vonë, Edon Zhegrova ka hyrë në lojë në vend të Matoshit.
Kosova ka vazhduar të kërkojë golin deri në fund. Në minutën e nëntëdhjetë, Veldin Hodza ka goditur drejt portës, por goditja e tij është bllokuar nga një mbrojtës i Izraelit dhe Kosova ka fituar një goditje nga këndi.
Megjithatë, goli nuk ka ardhur dhe ndeshja është mbyllur me rezultatin 0:0.
Pas këtij barazimi, Kosova ka mbetur në vendin e dytë në Grupin B3 me katër pikë, ndërsa Austria kryeson me shtatë pikë. Irlanda është e treta me katër pikë, ndërsa Izraeli mbetet në vendin e katërt me një pikë.
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola
Pjesa e parë e ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës është mbyllur pa gola.
Të dyja skuadrat kanë krijuar nga një mundësi të rrezikshme, por asnjëra nuk ka arritur ta gjejë rrjetën.
Në minutën e tridhjetë e dytë, Izraeli ka rrezikuar përmes Nikita Stoinov. Mbrojtësi izraelit ka pasuar në drejtim të Tai Baribos, por portieri i Kosovës, Amir Saipi, ka reaguar me kohë dhe e ka ndërprerë aksionin.
Kosova ka pasur rastin më të mirë në minutën e tridhjetë e shtatë. Lumbardh Dellova ka marrë hapësirë në hyrje të zonës dhe ka goditur fort drejt pjesës së sipërme të portës. Megjithatë, portieri izraelit Assaf Tzur ka reaguar dhe me një pritje me të dyja duart e ka ndalur goditjen e mbrojtësit kosovar.
Pas dyzet e pesë minutave, rezultati është 0:0, ndërsa në dispozicion të skuadrave ka mbetur edhe pjesa e dytë.
Kosova e nis më mirë se Izraeli në pesëmbëdhjetë minutat e para po goli mungon
Kosova e ka nisur më mirë ndeshjen ndaj Izraelit, duke pasur më shumë posedim të topit në pesëmbëdhjetë minutat e para.
Megjithatë, deri tani nuk ka pasur gol në përballjen që po zhvillohet në Debrecen të Hungarisë, ku Izraeli figuron si skuadër vendase.
Kjo është ndeshja e tretë e Kosovës në grup. Pas dy xhirove, Austria kryeson me gjashtë pikë, ndërsa Kosova dhe Republika e Irlandës kanë nga tri pikë. Izraeli është i fundit me zero pikë.
Kosova e ka nisur edicionin me fitore ndaj Republikës së Irlandës, ndërsa në ndeshjen e dytë ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Austrisë.
Në anën tjetër, Izraeli i ka humbur të dyja ndeshjet e para. Fillimisht është mposhtur nga Austria, ndërsa më pas ka pësuar humbje ndaj Republikës së Irlandës.
Ndeshja Kosovë–Izrael po vazhdon.
Publikohen formacionet e ndeshjes mes Izraelit dhe Kosovës
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Pas dy xhirove, Austria kryeson grupin me gjashtë pikë. Kosova dhe Republika e Irlanda kanë nga tri pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me zero pikë.
Kosova e ka nisur edicionin me fitore ndaj Republikës së Irlandës. Në ndeshjen e dytë, Kosova ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Austrisë. Në anën tjetër, Izraeli i ka humbur të dyja ndeshjet e para. Fillimisht është mposhtur nga Austria, ndërsa më pas ka pësuar humbje nga Republika e Irlandës.























