Kosova dënon sulmin në avionin “FlyDubai” që ishte nisur drejt Tel Avivit
BKT
Lajme

Kosova dënon sulmin në avionin “FlyDubai” që ishte nisur drejt Tel Avivit

A.B/RTKLive

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e ndodhur në bordin e një fluturimi të kompanisë flydubai, i cili ishte nisur drejt Tel Avivit.

Konjufca, përmes një reagimi, e cilësoi sulmin si të tmerrshëm, ndërsa vlerësoi guximin e kapitenit, ekuipazhit dhe pasagjerëve, të cilët, sipas tij, parandaluan atë që mund të kishte qenë një tragjedi e rëndë.

"Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në bordin e fluturimit të flydubai, i cili ishte nisur drejt Tel Avivit. Guximi i kapitenit, ekuipazhit dhe pasagjerëve parandaloi atë që mund të kishte qenë një tragjedi shkatërruese. Dhuna ndaj civilëve dhe aviacionit civil duhet të dënohet gjithmonë pa mëdyshje", ka shkruar ai në X.

 

 


MË SHUME NGA Lajme