15:20 / 02.10.2026
Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër në Mushnikovë
Sh.G|RTKlive
Punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren po vazhdojnë, ndërsa projekti ka hyrë në një fazë të re të realizimit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, e cila ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtij objekti të trashëgimisë kulturore.
Ndërtesa, e cila daton nga viti 1905, po restaurohet me synim ruajtjen e vlerave të saj historike dhe kulturore. Objekti konsiderohet pjesë e rëndësishme e historisë së arsimit dhe komunitetit të Mushnikovës ndër vite.
Sipas ministres Bogujevci, përmes restaurimit synohet që ndërtesës t’i rikthehet jeta dhe të ruhet për brezat e ardhshëm si pjesë e trashëgimisë kulturore të fshatit dhe të Prizrenit.























