Mujanoviq: Putini po i bën jehonë narrativës së “Serbisë së Madhe”
BKT
Lajme

Mujanoviq: Putini po i bën jehonë narrativës së “Serbisë së Madhe”

A.B/RTKLive

Politologu dhe specialisti i politikave të Evropës Juglindore, Jasmin Mujanoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, për pozitën e serbëve në Evropë.

Putin, gjatë fjalimit në Klubin Ndërkombëtar të Diskutimit “Valdaj”, tha se serbët në Evropë janë “të ndarë me forcë” dhe kritikoi Perëndimin për qasjen ndaj zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

Mujanoviq, përmes një postimi në rrjetin social X, tha se deklaratat e Putinit duhet të shkaktojnë “alarm të madh” në Evropë, duke i cilësuar ato si jehonë të narrativave të kohës së Slobodan Millosheviqit për “Serbinë e Madhe”.

“Ky është Putin që po i bën jehonë në mënyrë eksplicite narrativave të epokës së Millosheviqit për ‘Serbinë e Madhe’, një lloj Anschluss-i me karakteristika serbe”, shkroi Mujanoviq. 

Ai e lidhi deklaratën e presidentit rus edhe me takimin e fundit të Putinit me liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, duke thënë se bëhet fjalë për takimin e dhjetë mes tyre që nga viti 2022.

Putin dhe Dodik u takuan më 29 shtator në Moskë, ndërsa në takim mori pjesë edhe kryeministri i Republikës Srpska, Savo Miniq.


MË SHUME NGA Lajme