Nata e 17-të e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
BKT
Lajme

Nata e 17-të e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Hysni Demaku/RTK

(E plotësuar) Edhe sonte, për natën e 17-të, u mbajt protesta “Jo në emrin tim” në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja.

Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, u bëri thirrje sërish Kuvendit dhe Qeverisë, që ta votojnë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

‘’Edhe sonte në këtë shesh, deri sa Kosovës e UÇK-së t’i kthehet dinjiteti. Votojeni ligjin përse nuk kemi kohë të presim, Kosova nuk do të jetë e qetë pa e mbrojtur UÇK-në, lavdi dëshmorëve e UÇK-së”, ka thënë Haziri.

Në natën e 17-të të protestës me moton “Jo në emrin tim”, protestuesit që u mblodhën në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, ku përsëritën kërkesat e tyre.

 

No description available.

No description available.


MË SHUME NGA Lajme