Pacolli: Ministria ktheu 19 vendime të jashtëligjshme të KK-së së Prishtinës
BKT
Lajme

Pacolli: Ministria ktheu 19 vendime të jashtëligjshme të KK-së së Prishtinës

A.B/RTKLive

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka thënë se ministria ka hedhur poshtë 19 vendime të Kuvendit Komunal të Prishtinës për caktimin e lokacioneve për projekte të ndryshme.

Sipas Pacollit, këto vendime nuk kanë bazë ligjore dhe janë në kundërshtim me dokumentet në fuqi të planifikimit hapësinor.

Ajo ka kritikuar qeverisjen e kryetarit Përparim Rama, duke thënë se projektet publike dhe zhvillimi urban duhet të bazohen në planet e miratuara dhe ligjet e shtetit.


MË SHUME NGA Lajme