Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
BKT
Lajme

Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri

A.B/RTKLive

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të dërguar në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

"Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë! Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale.
Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje. Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë", ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme