Liburn Aliu: Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj meje
BKT
Lajme

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj meje

Besjana Mulaj/ RTK

rokuroria Speciale ka pushuar hetimet ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte në krye të kësaj ministrie. Vendimi, sipas Aliut, është marrë më 11 shtator dhe atij i është komunikuar më 2 tetor. Ish-ministri ka deklaruar se hetimi, që kishte nisur rreth dy vjet më parë, ishte shoqëruar gjatë kësaj periudhe edhe me spekulime mediatike.

"Përballë një mali me shpifje, unë zgjodha të hesht dhe mirëprita hetimin, ashtu siç sot e mirëpres këtë vendim për pushimin e hetimeve, edhe pse për mua ka qenë gjithmonë i pritshëm. Përveç punës sime si ministër, është hetuar edhe pasuria e familjes, përfshirë të hyrat ndër vite, të cilat kanë qenë të deklaruara që nga viti 2011”, Liburn Aliu, ish-ministër i Infrastrukturës.

Aliu ishte nën hetim nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me periudhën kur drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës. Hetimi kishte të bënte me dyshimet rreth faljes së borxheve, përkatësisht taksës ujore, për kompanitë që merren me ambalazhimin e ujit. Për këtë rast, Aliu ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale në gusht të këtij viti. Me vendimin për pushimin e hetimeve, rasti ndaj tij është mbyllur nga Prokuroria Speciale. Aktualisht, Liburn Aliu ushtron detyrën e drejtorit të Portit të Durrësit në Shqipëri.


MË SHUME NGA Lajme