13:52 / 05.10.2026
Arrestohet një person për dëmtim të pronës në Kuvend
Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për RTK-në se është arrestuar një person lidhur me dëmtimin e pronës së Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, i arrestuari është Fatlum Rushiti, i cili dyshohet se ka thyer një xham të objektit të Kuvendit gjatë protestës së sotme.
Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës, ndërsa veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë.























