08:51 / 06.10.2026
Nis fushata: `Lidhni rripin e sigurisë, një çast shpëton jetë`
N.M. /RTKlive
Sot në Prishtinë nis fushata rajonale për sigurinë rrugore me moton “Lidhni rripin e sigurisë, një çast shpëton jetë”.
Fushata do të lansohet në orën 11:00, në Hotel “Sirius”, ndërsa fjalën hapëse do ta mbajë Tālis Linkaits, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit.
Në lansim do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, zëvendësshefi i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Alexandru Albu, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.
Gjatë lansimit do të prezantohen objektivat e fushatës, aktivitetet e komunikimit dhe dukshmërisë që do të zhvillohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor, si dhe mesazhet kryesore për sigurinë rrugore dhe videot e fushatës.























