Hoxha pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash
BKT
Lajme

Hoxha pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

G.K/RTKlive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, me rastin e përfundimit të angazhimit të tij në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se takimi është zhvilluar më 6 tetor në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka falënderuar Ulutashin për bashkëpunimin gjatë periudhës së misionit të tij.

Sipas njoftimit, Hoxha ka shprehur mirënjohje për “bashkëpunimin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së misionit si komandant i KFOR-it në Republikën e Kosovës”.

Me këtë rast, në shenjë falënderimi, drejtori i Policisë, në emër të Policisë së Kosovës, i ka dhuruar mirënjohje komandantit të KFOR-it.

Policia ka bërë të ditur se Hoxha i ka uruar Ozkan Ulutashit “suksese të mëtutjeshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal”. 


MË SHUME NGA Lajme