Përfundon protesta
A.B/RTKLive
( E plotësuar) Ka përfunduar protesta në Prishtinë.
Nata e 21-të e protestës në shesh
(E plotësuar, ora 11:15) Në sheshin kryesor të Prishtinës kanë filluar fishekzjarrët festivë.

(E plotësuar, ora 22:50) Gazetarët e RTK-së raportojnë se situata në Prishtinë, rreth Kuvendit të Kosovës dhe në sheshe, është e qetë.

(E plotësuar, ora 21:38) Gjatë protestës së sontme është lënduar një qytetar nga fishekzjarrët. Fillimisht, qytetari ka marrë ndihmë nga personat përreth, ndërsa më pas është dërguar te stafi mjekësor i pozicionuar në oborrin e Qeverisë.



(E plotësuar, ora 21:12) Protestuesit nga sheshi “Ibrahim Rugova” nisen drejt sheshit “Skënderbeu”.
(E plotësuar) Disa protestues kanë gjuajtur mjete piroteknike në drejtim të Policisë së Kosovës, ndërsa organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë sërish thirrje protestuesve që të mos hedhin mjete piroteknike në drejtim të policisë.
Nata e 21-të e protestës në shesh, kërkohet ndryshimi i ligjit për Specialen
Pak orë para se të skadojë afati për zgjedhjen e presidentit, po vazhdon nata e 21-të e protestës në Prishtinë, ku po kërkohet ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.
Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se dështon procesi i zgjedhjes së presidentit.
Gazetarët e RTK-së po raportojnë nga sheshi se situata është e qetë.



























