Ibishi: Ende ka mundësi për zgjidhje
Sh.G|RTKlive
Njohësi i zhvillimeve të sigurisë Nuredin Ibishi, ka komentuar zhvillimet politike dhe mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje brenda afatit të përcaktuar.
Ibishi tha për RTK Prime se, pavarësisht deklaratave jo shumë shpresëdhënëse, ende ekziston mundësia për një marrëveshje, ndërsa kritikoi mënyrën se si partitë politike po i trajtojnë afatet dhe proceset kushtetuese e ligjore.
“Po, edhe pse ka deklarata si të thuash kundërthënëse, përkatësisht jo shumë shpresëdhënëse për një zgjidhje të mundshme sonte, pra tre orë e gjysmë deri në afatin kur përfundon dita e sotme, me 6 tetor. Mendoj që akoma, megjithatë çështja e Glaukut pse është i partisë Vetëvendosjes, por që ka le të themi një mbështetje të deputetëve, ka një simpati nga të gjithë, por edhe zonja Feride Rushiti” , tha Ibishi.
Ai tha se ende sheh mundësi për një zgjidhje, duke theksuar mbështetjen që, sipas tij, Glauk Konjufca ka nga deputetët dhe simpatinë që gëzon.
“Duket që këta çdo herë luajnë atë momentin e fundit, le të thoshim letrën e fundit. Edhe aty po bëhet gabimi më i madh, kur po kanë kohë të mjaftueshme për shembull edhe në aspektin e dispozitave kushtetuese po ashtu edhe ligjore, ku kanë komoditet t'i kryejnë krejt këto punë, por çdo herë le të thoshim si në futboll kur duan të barazojnë apo t'i japin gol për të fituar, e kjo nuk bëhet. Nuk është ky lojë futbolli, kjo është një qëndrim”, ka thënë Ibishi
Ibishi kritikoi qasjen për t’i lënë çështjet për momentin e fundit, duke vlerësuar se ka kohë të mjaftueshme për t’i përfunduar procedurat kushtetuese dhe ligjore.
“Po me thënë të vërtetën, atëherë kur u bë koalicioni, isha në legjislaturën e pestë, me një koalicion të pamundshëm, po thehem ashtu, mes LDK-së dhe PDK-së, por u bë edhe ai funksionoi shumë mirë, sa funksionoi, derisa PDK-ja e bëri gabimin edhe i u bashkangjit Vetëvendosjes për ta rrezuar qeverinë. Por sido që të jetë, mendoj që një korpus i politikës shqiptare në këtë momentum çfarë e kemi tash, kur duhet të jetë një unitet, një bashkëveprim e bashkërenditje për çlirimtarët, mendoj që nuk i bën nder asnjërës prej partive politike, se unë nuk i ndaj ato të luftës apo atyre jo të luftës. Krejt jemi për të përkrahur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.























