Haradinaj: Kthehuni në Kuvend, ta votojmë ligjin
BKT
Lajme

Haradinaj: Kthehuni në Kuvend, ta votojmë ligjin

E.Hoti/RTKlive

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga deputetët që të rikthehen në seancën e Kuvendit dhe të votojnë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Specialen për të cilin tashmë kanë dhënë mbështetjen 91 deputetë.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti lidhur me këtë çështje, duke e akuzuar atë për kushtëzime dhe zvarritje të procesit.

“Sjellja e tillë e Kurtit, edhe loja e tij, edhe me nervat e njerëzve, me këto kushtëzimet e tij për këtë ligj, nuk ka asgjë morale në këtë që po bën ai, as kombëtare, po as njerëzore”, tha Haradinaj.

Ai ka theksuar se ligji nuk duhet të trajtohet si çështje e një partie të vetme, pasi,është votuar në lexim të parë nga 91 deputetë, përfshirë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësues të komuniteteve.

“Nuk është vetëm i një partie politike, mos harroni, ky ligj është i të gjithë neve që e kemi votuar”, u shpreh Haradinaj.

Deputeti i AAK-së u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të kthehen në sallën e Kuvendit dhe ta përfundojnë procesin e votimit.


MË SHUME NGA Lajme