Urime për Presidenten Shiroka-Pula vijnë edhe nga Lugina e Preshevës
BKT
Lajme

Urime për Presidenten Shiroka-Pula vijnë edhe nga Lugina e Preshevës

M.Sh/RTKLive

Mesazhe urimi për Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, kanë ardhur edhe nga përfaqësues politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka uruar Shiroka Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

“Me kënaqësi të veçantë i përcjell urimet e mia znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sinani.

Ajo i ka uruar Presidentes së re mbarësi, urtësi dhe sukses në detyrën e saj, duke shprehur besimin se mandati i saj do t’i shërbejë unitetit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

Sinani ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ky urim përcillet edhe me besimin se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë shqiptarëve të Luginës, si një zë i fuqishëm në mbështetje të të drejtave, në ruajtjen e substancës kombëtare dhe në afirmimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar ajo.

Urime për Presidenten e re ka përcjellë edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Urime Kosovë! Urime Presidente Justina Shiroka Pula!”, ka shkruar Kamberi.


MË SHUME NGA Lajme