Presidentja e Sllovenisë uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim të mirë
BKT
Lajme

Presidentja e Sllovenisë uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim të mirë

B.H./RTKlive

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në platformën X, Pirc Musar ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivelin bilateral, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni.

“Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës. Pres me padurim bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivelin bilateral, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni. Ju uroj çdo sukses në mandatin tuaj të rëndësishëm”, ka shkruar presidentja sllovene.


MË SHUME NGA Lajme