OVL–UÇK, BE-së: Specialja devijoi nga qëllimi, institucionet e mbrojnë barazinë
BKT
Lajme

OVL–UÇK, BE-së: Specialja devijoi nga qëllimi, institucionet e mbrojnë barazinë

M.P. / RTKlive

OVL –UÇK i ka quajtur të papranueshme pretendimet e partnerëve nga BE se amendamentet e Dhomave të Specializuara shkelin detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

“Pretendimet e partnerëve tanë të BE-së se amendamentet për Dhomat e Specializuara shkelin vetvetiu detyrimet ndërkombëtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe të papranueshme. Asnjë detyrim nuk mund të lërë asnjë institucion jashtë rendit kushtetues, mbikëqyrjes demokratike apo llogaridhënies”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Më tej OVL – UÇK thotë se Dhomat u krijuan për të shqyrtuar pretendime të caktuara që burojnë nga raporti i Dick Martyt dhe se mandati dhe praktika e tyre kanë devijuar nga ai qëllim.

“Dhomat u krijuan për të shqyrtuar pretendime të caktuara që burojnë nga raporti i Dick Martyt. Mandati dhe praktika e tyre kanë devijuar nga ai qëllim, duke e kthyer drejtësinë selektive në aktakuzë të zgjatur kundër luftës së drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe luftëtarëve që luftuan në të. Institucionet e Kosovës e kanë për detyrë të mbrojnë sovranitetin shtetëror, barazinë para ligjit dhe dinjitetin e atyre që fituan lirinë tonë. Partnerët tanë duhet të përballen me këtë devijim dhe jo të pengojnë veprimin e ligjshëm parlamentar që e korrigjon atë”, vazhdon reagimi i OVL UÇK-së.


MË SHUME NGA Lajme