Dibrani prezanton përvojën e SHKK-së në Tiranë
BKT
Foto: Ismajl Dibrani / Facebook
Lajme

Dibrani prezanton përvojën e SHKK-së në Tiranë

V.Th / RTKLive

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka prezantuar në Tiranë përvojën dhe rezultatet e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Dibrani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në një forum ndërkombëtar ka prezantuar përvojën e Shërbimit Korrektues të Kosovës, me fokus në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në burgje.

Ai ka theksuar se gjatë forumit është diskutuar edhe për rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të privuar nga liria.

“Jam krenar për progresin e SHKK-së dhe mirënjohës për kontributin e stafit tonë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës”, ka shkruar Dibrani.

Ai ka thënë se puna do të vazhdojë në drejtim të avancimit të mëtejshëm të sistemit korrektues dhe përafrimit të tij me standardet evropiane.


MË SHUME NGA Lajme