17:52 / 07.10.2026
Wilson: Vuçiq po tenton të vjedhë zgjedhjet, bota nuk duhet të heshtë
A.B/RTKLive
Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar regjimin e Aleksandar Vuçiqit se po tenton të manipulojë procesin zgjedhor në Serbi.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Wilson ka shkruar se “regjimi i Vuçiqit, i mbështetur nga Kina dhe Rusia, po përpiqet të vjedhë një zgjedhje”.
Ai u ka bërë thirrje vendeve dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos e injorojnë situatën.
“Bota nuk duhet të shikojë nga ana tjetër!”, ka shkruar Wilson























