Konjufca: Kosova qëndron në solidaritet me viktimat e 7 tetorit
BKT
Lajme

Konjufca: Kosova qëndron në solidaritet me viktimat e 7 tetorit

A.B/RTKLive

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor 2023, duke shprehur solidaritet me familjet e tyre.

Konjufca ka thënë se, në trevjetorin e sulmeve, Republika e Kosovës kujton jetët e pafajshme të humbura dhe të gjithë ata që u është ndryshuar përgjithmonë jeta nga ajo ditë.

“Riafirmojmë refuzimin tonë të paekuivok të terrorizmit dhe antisemitizmit në të gjitha format e tyre, si dhe solidaritetin tonë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka theksuar se Kosova qëndron me të gjithë ata që vazhdojnë ta përjetojnë dhimbjen e 7 tetorit, duke riafirmuar të drejtën themelore të popullit të Izraelit për të jetuar në siguri dhe pa terror.

 


MË SHUME NGA Lajme