Abdixhiku për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ishte veç mashtrim
BKT
Foto arkiv| RTKlive
Lajme

Abdixhiku për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ishte veç mashtrim

A.B/RTKLive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se, më pak se 48 orë pas miratimit të ndryshimeve nga Kuvendi i Kosovës, i cili në një seancë të jashtëzakonshme, votoi ndryshimet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua, është kuptuar se nisma nuk prodhon efektin juridik që ishte premtuar.

Sipas Abdixhikut, LDK-ja kishte paralajmëruar dhe ua kishte bërë të qartë këtë qytetarëve.

"Ende pa u mbushur 48 orë, qenkan habitur që ligji nuk prodhon efektin juridik që ju premtuan. Që e gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar. Do ta kishit kuptuar me kohë, sikur në vend të vërsuljes ndaj LDK-së dhe shpalljes së saj si kundërshtare të UÇK-së, të dëgjonit çfarë po thonim", ka shkruar ai në Facebook".


MË SHUME NGA Lajme