Maqedonci takon zyrtarin gjerman, diskutohet bashkëpunimi në mbrojtje e siguri
BKT
Lajme

Maqedonci takon zyrtarin gjerman, diskutohet bashkëpunimi në mbrojtje e siguri

E.Hoti/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christoph Israng, i shoqëruar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.

Maqedonci në rrjete sociale ka njoftuar se në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes, përfshirë trajnimet dhe ushtrimet e përbashkëta, shkollimin, blerjen e pajisjeve ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes.

Temë e diskutimit ishin edhe zhvillimet aktuale të sigurisë në rajon dhe kontributi i Kosovës për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

“Z. Christoph Israng shprehu falënderimin e tij për angazhimin dhe kontributin aktiv të Republikës së Kosovës në çështjet e sigurisë evropiane dhe globale.

Gjithashtu, z. Israng konfirmoi angazhimin e Gjermanisë për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ministri Maqedonci theksoi se bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes është në nivelin më të lartë që ka qenë ndonjëherë, duke e cilësuar Gjermaninë partner strategjik të Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

 


MË SHUME NGA Lajme