Kiçmari merr pjesë në Festivalin e qytetit Minato në Tokio
BKT
Lajme

Kiçmari merr pjesë në Festivalin e qytetit Minato në Tokio

K. K. / RTKlive

Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka marrë pjesë në Festivalin e Qytetit Minato, në Tokio, ku është promovuar miqësia, larmia kulturore dhe bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve.

Gjatë festivalit, Kiçmari mirëpriti në pavijonin e Ambasadës së Kosovës kryetaren e qytetit të Minato-s, Ai Seike, me të cilën ndau një moment të veçantë, duke theksuar rëndësinë e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Përmes një mesazhi, Ambasada e Kosovës shprehu mirënjohje për qytetin e Minato-s dhe organizatorët e festivalit për organizimin, i cili krijon mundësi për shkëmbime kulturore dhe ndërtimin e miqësive të qëndrueshme.

Në mesazhin e tij, Kiçmari vuri në pah rëndësinë e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.


MË SHUME NGA Lajme