Maqedonci takon homologun lituanez, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojte
BKT
Lajme

Maqedonci takon homologun lituanez, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojte

K. K. / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e tij lituanez, Robertas Kaunas, në margjina të Forumit të Sigurisë në Varshavë 2026.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, Programin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse të Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Gjatë takimit, ministri lituanez Kaunas ka shprehur mirënjohje për kontributin e Kosovës në kuadër të koalicionit të deminimit, duke vlerësuar angazhimin e vendit në këtë fushë.

Ndërkaq, Maqedonci ka theksuar se bashkëpunimi me Lituaninë përbën një mundësi për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Të dy ministrat kanë riafirmuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh për sigurinë e përbashkët dhe zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.


MË SHUME NGA Lajme