Shiroka Pula dhe krerët institucionalë diskutojnë për zhvillimet në Kosovë
BKT
Në Fokus

Shiroka Pula dhe krerët institucionalë diskutojnë për zhvillimet në Kosovë

M.Sh/RTKLive

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës.

Një nga temat e trajtuara ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit.


MË SHUME NGA Në Fokus