Hartimi i Strategjisë së Arsimit 2035+
BKT
Lajme

Hartimi i Strategjisë së Arsimit 2035+

Sh.G|RTKlive

Ministria e Arsimit po ashtu në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve të Kosovës, organizon takim me prindërit rreth hartimit të strategjisë për arsimin 2035. Ky cikël i takimeve do të fillojë nesër me rajonin e Prishtinës.

Prindërit e rajonit të Prishtinës do të takohen nesër me ministrin e Arsimit, Hajrulla Çekun, ku do të bashkëbisedojnë për hartimin e strategjisë për arsimin 2035.

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha, tha se nga ministri do të kërkojnë që mësimi tetëditor të aplikohet në të gjitha shkollat e vendit, si dhe të ndryshohet kurrikula mësimore.

“Ndryshimin e teksteve shkollore për shkenca natyrore kemi kërkuar që ato të merren nga modelet e avancuara dhe të përkthehen, sepse nuk po kemi sukses me libra të shkruara nga ne në testin pisa, por ato të përkthehen nga Anglia apo Singapori”, tha - Besnik Dragusha , Kryetar I këshillit të prindërve.

Ndërsa ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka thënë se pjesë e strategjisë së re për arsim do të jetë edhe përdormi i drejtë i teknologjisë artificiale.

Takime të njëjta do të mbahen në të gjitha komunat e vendit, ku janë të ftuar të gjithë prindërit që t’i shprehin propozimet, me qëllim të përmirësimit të performancës së nxënësve në nivelin arsimor të ulët dhe atë të mesëm.


MË SHUME NGA Lajme