Rashiq dhe ambasadori francez për të drejtat e komuniteteve
BKT
Lajme

Rashiq dhe ambasadori francez për të drejtat e komuniteteve

A.B/RTKLive

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin ka diskutuar për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat me të cilat përballen komunitetet joshumicë.

Sipas njoftimit, takimi shërbeu edhe për të shqyrtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Ambasadës së Francës, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe adresimin e çështjeve që ndikojnë në pozitën e tyre.

Ministria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojë të ndjekë standardet evropiane dhe praktikat e mira, me synim forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e besimit të ndërsjellë dhe krijimin e kushteve për kthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të personave të zhvendosur.


MË SHUME NGA Lajme