Në Zvicër do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Abedin Rexhës
BKT
Lajme

Në Zvicër do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Abedin Rexhës

RTKlive

Këshilli Organizativ i Akademisë Përkujtimore ka njoftuar bashkatdhetarët në diasporë se të shtunën, më 24 tetor 2026, në Winterthur të Zvicrës, do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar heroit të Kosovës, Abedin Rexha – “Sandokani”, në shënim të 28-vjetorit të rënies së tij.

Akademia do të mbahet në orën 17:00, në Winterthur, Zvicër.

Këshilli Organizativ u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në këtë aktivitet për të nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e heroit të Kosovës.

“Nderimi për heronjtë tanë është nderim për historinë tonë kombëtare dhe për sakrificën mbi të cilën u ndërtua liria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.


MË SHUME NGA Lajme