“Rasti i njëmilionëshit”, Prokuroria Speciale ndalon një person
BKT
Lajme

“Rasti i njëmilionëshit”, Prokuroria Speciale ndalon një person

V.Th / RTKLive

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë një person në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Rasti i njëmilionëshit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit të shtetit.

Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimin e provave relevante.

Për shkak se hetimet janë në zhvillim, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se nuk do të japë detaje të tjera në këtë fazë, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor.

Institucioni ka theksuar se procedurat do të zhvillohen në përputhje me kompetencat ligjore, duke respektuar të drejtat e personave të përfshirë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë.


MË SHUME NGA Lajme