Shembet pllaka e betonit në Prizren, lëndohen gjashtë punëtorë
BKT
Lajme

Shembet pllaka e betonit në Prizren, lëndohen gjashtë punëtorë

Nora Gjyzi/RTK

Disa punëtorë janë lënduar si pasojë e shembjes së një pllake betoni në një objekt në ndërtim, në lagjen “Dardania” në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 28 tetor 2026, rreth orës 12:30, ka pranuar informacion nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren për disa persona të lënduar në vendin e punës.

Njësitet policore janë informuar se në një vendpunishte në lagjen “Dardania” ishte shembur një pllakë betoni, duke lënë të lënduar të paktën pesë punëtorë, të cilët, sipas informacioneve fillestare, kanë pësuar lëndime të lehta.

Pas trajtimit mjekësor, të gjithë të lënduarit, me përjashtim të njërit, janë liruar nga spitali.

Ndërkohë, policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po mbledhin informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti.


MË SHUME NGA Lajme