Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji merr pjesë në Asamblenë e Ipeshkvijve të Evropës
BKT
Lajme

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji merr pjesë në Asamblenë e Ipeshkvijve të Evropës

A.B/RTKLive

Pas takimit në Vatikan, ipeshkvi ynë, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji Imzot Dodë Gjergji - Ipeshkëv i Kosovës - Bishop of Kosova, po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të CCEE-së (Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës).

Asambleja e Përgjithshme e CCEE-së po zhvillohet në Salzburg të Austrisë, duke mbledhur së bashku kryetarët e Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, nga data 27 deri më 30 tetor 2026.

"Tema e takimit është “Ungjillizimi dhe Sinodaliteti: Misioni i priftërinjve të sotëm në Europë”.  Pas Meshës së hapjes së djeshme, dita e parë e punës nisi me një fjalë mirëseardhjeje nga Argipeshkvi i Salzburgut, Imzot Franz Lackner, dhe një fjalim hyrës nga Presidenti i CCEE-së, argjipeshkvi Imzot Gintaras Grušas. Një kohë dëgjimi, dialogu dhe lutjeje për misionin e Kishës në Europë", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme