Përfaqësues të ASHAK-ut morën pjesë në hapjen e ekspozitës “Morfogjenezat” 
BKT
Kulturë

Përfaqësues të ASHAK-ut morën pjesë në hapjen e ekspozitës “Morfogjenezat” 

A.B/RTKLive

Në ambientet e Çifte Hamamit në Shkup, u hap ekspozita “Morfogjenezat” e artistit dhe anëtarit korrespondent të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Ismet Jonuzi.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morën pjesë nënkryetari i ASHAK-ut, akademik Fejzullah Krasniqi; sekretari shkencor, akademik Bardh Rugova; akademik Hivzi Islami, ish-kryetar i ASHAK-ut; si dhe anëtari korrespondent Enver Hamiti, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës.

Ekspozita “Morfogjenezat” trajton proceset e shumëfishta të formësimit artistik, duke ndërthurur elementet organike dhe gjeometrike, figurativen dhe abstrakten, si dhe marrëdhëniet ndërmjet materialit, formës dhe kuptimit. Veprat e paraqitura pasqyrojnë qasjen krijuese të artistit Ismet Jonuzi, në të cilën forma shfaqet si hapësirë ndërveprimi ndërmjet përvojës artistike, kohësive të ndryshme dhe mundësive të shprehjes estetike.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të ASHAK-ut në këtë ngjarje kulturore shpreh mbështetjen institucionale për krijimtarinë artistike dhe për promovimin e vlerave të artit bashkëkohor shqiptar.


MË SHUME NGA Kulturë