PEN Qendra e Kosovës boton numrin e 16-të të revistës letrare dhe kulturore
RTKlive
PEN Qendra e Kosovës ka botuar numrin e 16-të të revistës letrare dhe kulturore “PEN Kosova”, e cila sjell krijime letrare artistike të zhanreve të ndryshme, përkthime letrare, studime dhe ese nga autorë vendorë e ndërkombëtarë.
Një pjesë e veçantë e këtij numri i kushtohet shkrimtarit dhe akademikut Rexhep Qosja, në kujtim të tij. Në revistë janë përzgjedhur krijime artistike dhe shkrime studimore që lidhen me veprën e tij.
Numri i ri përfshin krijime në prozë, poezi, kritikë letrare dhe ese, duke sjellë një ndërthurje të autorëve, zhanreve dhe stileve të ndryshme letrare.
Revista synon të shërbejë si platformë për promovimin e krijimtarisë letrare dhe studimore, duke bashkuar autorë me prejardhje, përvoja dhe stile të ndryshme artistike.
























