MPB-ja dhe Policia e Kosovës prezantojnë arritjet në luftimin e terrorizmit
BKT
Lajme

MPB-ja dhe Policia e Kosovës prezantojnë arritjet në luftimin e terrorizmit

N.M. /RTKlive

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në takimin dyditor të Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë për Luftimin e Terrorizmit dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (RNNC), të mbajtur më 28 dhe 29 tetor 2026 në Sarajevë.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Kosovës kanë prezantuar arritjet dhe prioritetet institucionale në luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Takimi ka shërbyer si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet institucioneve përgjegjëse për sigurinë dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.


MË SHUME NGA Lajme