Teatri “Bekim Fehmiu” nis provat për shfaqjen e re nën regjinë e Ana Batevas
BKT
Kulturë

Teatri “Bekim Fehmiu” nis provat për shfaqjen e re nën regjinë e Ana Batevas

Sh.G|RTKlive

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” ka nisur provat për shfaqjen e tij më të re, e cila do të realizohet nën regjinë e regjisores Ana Bateva dhe bazohet në skeçet e dramaturgut Hanoch Levin.

Shfaqja ndërthur satirën, komedinë dhe formatin e kabarese, duke sjellë një gjuhë skenike të pasuruar me elemente të absurdit.

Përmes situatave komike dhe paradoksale, produksioni trajton tema universale që lidhen me ekzistencën njerëzore, kuptimin e jetës dhe kërkimin e lumturisë.

Sipas njoftimit të teatrit, produksioni synon të krijojë një përvojë teatrale që, përtej humorit dhe argëtimit, nxit reflektim mbi jetën, zgjedhjet dhe arsyet që i bëjnë njerëzit të vazhdojnë të kërkojnë lumturinë.


MË SHUME NGA Kulturë