Drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Junik–Gjeravicë
BKT
Lajme

Drejt përfundimit asfaltimi i rrugës Junik–Gjeravicë

B. H. | RTKlive

Ka nisur asfaltimi i segmentit të fundit të rrugës Junik–Gjeravicë, deri te Lugu i Gjatë, projekt ky që synon të lehtësojë qasjen drejt majës më të lartë të Kosovës, Gjeravicës.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se punimet në këtë segment po vazhdojnë dhe se projekti përfshin një gjatësi prej 18 kilometrash, me investim mbi 4.8 milionë euro nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Ministrisë, kjo rrugë pritet të mundësojë qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt drejt Gjeravicës, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e turizmit malor dhe ekonomisë lokale.

Megjithatë, pas përfundimit të asfaltimit të segmentit deri te Lugu i Gjatë, do të mbetet edhe finalizimi i pjesës fillestare të rrugës.

Ministria ka bërë të ditur se në këtë pjesë janë paraqitur çështje pronësore gjatë zbatimit të projektit, ndërsa ka kërkuar nga Komuna e Junikut përmbushjen e obligimeve përkatëse, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi.

 


MË SHUME NGA Lajme