Gjermania riafirmon partneritetin e ngushtë me Kosovën
BKT
Foto: German Embassy
Lajme

Gjermania riafirmon partneritetin e ngushtë me Kosovën

A.B/RTKLive

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, është takuar me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Sipas Ambasadës Gjermane, në takim është riafirmuar partneriteti i afërt dhe afatgjatë ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, është theksuar mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Kosovës, si dhe roli i rëndësishëm i diasporës kosovare në Gjermani në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.


MË SHUME NGA Lajme