Abdixhiku takon drejtorin e lartë të IRI-së për Evropë dhe Euroazi
A.B/RTKLive
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen Nix.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet LDK-së dhe IRI-t, vazhdimin e mbështetjes për proceset e demokratizimit dhe zhvillimin e brendshëm partiak.
Diskutuan gjithashtu për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, projektet e përbashkëta dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me theks të veçantë në forcimin e kapaciteteve organizative dhe politike të LDK-së.
Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të IRI-t ndaj LDK-së, duke vlerësuar kontributin e këtij partneriteti në avancimin e demokracisë brenda partive politike, fuqizimin e strukturave partiake dhe promovimin e pjesëmarrjes aktive të grave dhe të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me IRI-n për zhvillimin e mëtejmë të LDK-së, si dhe për forcimin e demokracisë dhe institucioneve në Kosovë.























