Ambasadori Malaj diskuton për stabilitetin e Kosovës dhe sigurinë rajonale
A.B/RTKLive
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, zhvilloi një ligjëratë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe kursantëve të KLO-së dhe KKSHP-së.
Ligjërata u përqendrua në temën “Stabiliteti i Kosovës dhe siguria e Ballkanit Perëndimor në një mjedis të ri gjeostrategjik”, ku Ambasadori Malaj ndau vlerësimet dhe reflektimet e tij mbi zhvillimet e fundit në rajon, sfidat e sigurisë, dinamikat e reja gjeopolitike dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në funksion të paqes dhe stabilitetit.
Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e ndërveprimit ndërmjet diplomacisë dhe institucioneve të edukimit e formimit ushtarak dhe të sigurisë, si një mundësi e vlefshme për të kuptuar më mirë sfidat e kohës dhe përgjegjësitë e përbashkëta për sigurinë rajonale.
Ambasadori Malaj shprehu mirënjohjen për ftesën, mikpritjen dhe interesimin e treguar nga drejtuesit, stafi akademik dhe kursantët e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë























