Yildiz rikthehet në stërvitje me Juventus
BKT
Sport

Yildiz rikthehet në stërvitje me Juventus

UK/RTKLive.com

Futbollisti turk Kenan Yildiz është rikthyer të martën në stërvitje me Juventusin, pasi ka munguar në fushat e blerta që nga gushti për shkak të një frakture në këmbë.

Klubi italian ka publikuar në rrjetet sociale një video të njëzet e një vjeçarit duke dribluar me top në qendrën stërvitore të Juventus, me mesazhin “hap pas hapi”.

Yildiz i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shtator, pas thyerjes së kockës së pestë metatarsale në këmbën e majtë.

Sipas mediave italiane, sulmuesi pritet të rikthehet në fushë në fillim të muajit të ardhshëm.

Yildiz është njëri prej disa futbollistëve të rëndësishëm të Juventus që kanë munguar për një periudhë të gjatë. Përveç tij, që nga shtatori jashtë fushës kanë qenë edhe francezi Khephren Thuram dhe kapiteni Manuel Locatelli.

Juventusi renditet në vendin e shtatë në kampionatin italian, me njëmbëdhjetë pikë më pak se lideri Lazio. Ndeshjen e ardhshme, skuadra torineze do ta zhvillojë të dielën në shtëpi kundër Venezia.