Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
BKT
Shqipëri

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu

rtsh

Ditën e sotme Shqipëria do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet priten të jenë fillimisht me intensitet të ulët, të cilat pas orëve të mesditës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në veri të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 20m/s,

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri