Shtyhet për kohë të pacaktuar seanca ku pritej të shqyrtohej Ligji për Specialen
BKT
Lajme

Shtyhet për kohë të pacaktuar seanca ku pritej të shqyrtohej Ligji për Specialen

Elmina Osmani/RTK

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në rendin e ditës së së cilës ishin tri pika, përfshirë edhe shqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Nënkryetari i Kuvendit, Aridan Gola, ka bërë të ditur se vendimi për shtyrjen e seancës është marrë pas diskutimeve ndërmjet shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve politikë të tyre.

Ai i ka cilësuar këto diskutime si të ngjeshura.

Seanca ishte paraparë të niste në orën 10:00, por pas më shumë se dy orësh është bërë e ditur se vazhdimi i saj është shtyrë.

Ndërkohë, para hyrjes në sallë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se është arritur marrëveshje për Ligjin për Dhomat e Specializuara, por ka theksuar se ka dallime në procedura.


MË SHUME NGA Lajme