Superliga rikthehet me disa duele interesante
BKT
Sport

Superliga rikthehet me disa duele interesante

F.B/RTKLive

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 14-të, ku në program janë pesë përballje interesante që pritet të sjellin rivalitet në garën për pikët e radhës.

Kjo Xhiro hapet të premten, me duelin ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, i cili zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 17:00.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje. Llapi do të jetë nikoqir i Vushtrrisë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, nga ora 13:00, në të njëjtën kohë kur Malisheva do të përballet me Dukagjinin në stadiumin “Liman Gegaj”.

Ndërkohë, dy takimet e fundit të kësaj jave zhvillohen të dielën. Ballkani pret Gjilanin në stadiumin e qytetit në Suharekë, nga ora 13:00, ndërsa në Gjilan, Drita përballet me Feronikeli 74, me fillim nga ora 15:00.