Arda Guler firmos kontratë afatgjatë me Real Madridin
BKT
Sport

Arda Guler firmos kontratë afatgjatë me Real Madridin

F.B/RTKLive

Real Madridi ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me futbollistin turk Arda Güler, i cili do të jetë pjesë e gjigantit spanjoll deri më 30 qershor 2032.

Me këtë vendim, klubi madrilen, i udhëhequr nga presidenti Florentino Perez, ka shpërblyer paraqitjet dhe kontributin e mesfushorit turk, i cili brenda tri sezoneve ka arritur të shndërrohet në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.

Guler vazhdon të jetë një nga projektet më premtuese të Real Madridit, ndërsa kontrata e re dëshmon besimin e klubit në potencialin dhe të ardhmen e tij.